Policia e Kosovës në aksion, bastis një bankë paralele serbe në Leposaviq

Policia e Kosovës në aksion, bastis një bankë paralele serbe në Leposaviq

Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore po kryen bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq – në Drejtorinë e Thesarit

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë në veri, Veton Elshani, ku tha se Policia tashmë janë duke bastisur vendin e një banke paralele serbe e cila ndodhet në të njëjtin objekt ku Policia dit më parë intervenoi për mbylljen e katër komunave paralele.

“Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë janë duke kryer bastisje në një bankë paralele serbe në drejtorinë e thesarit në Leposaviq, ndërtesa është po e njëjta ku kemi bastisur për komunën paralele”, tha Elshani.

 

Shpërndaje në: