Policia e Kosovës mohon se KFOR-i kërkoi largimin e veturës zyrtare të saj nga Ura e Ibrit
Policia e Kosovës ka mohuar se një pjesëtar italian i KFOR-it, u ka kërkuar ta largojnë veturën zyrtare të saj nga Ura e Ibrit.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
”Nuk ka ndodhë diçka e tillë në veri, as me policinë e veriut”, është shprehur ai.