Policia e Kosovës largon një deponi të mbeturinave në Mitrovicën Veriore

Zyrtarët policorë në Mitrovicën Veriore në bashkëpunim me banorët e lagjes kanë identifikuar një deponi të mbeturinave.
Bëhet e ditur se deponia e mbeturinave kishte shqetësuar banorët e zonës dhe sot është ndërmarrë një aksion për largimin e saj.
Sipas njoftimit, ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt.
“Policia e Komunitetit mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave të komunitetit dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shqetësim që ndikon në cilësinë e jetesës në lagjet e tyre”, thuhet në njoftim.