Policia e Kosovës godet rrjetin e shpërndarjes së drogës në Prishtinë
![Policia e Kosovës godet rrjetin e shpërndarjes së drogës në Prishtinë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-230428-441x300.png)
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.
Më urdhër të prokurorit i dyshuari A.B është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse SH.I është intervistuar si dëshmitarë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuan në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gram marihuan të gatshme për shitje.
Po ashtu janë gjetur edhe 79.7 gram marihuan të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Regjionin e Prishtinës, pas hetimeve operative dhe informacioneve të pranuara për aktivitetin e dyshuar kriminal të personit me iniciale (A.B,) ka realizuar me sukses një operacion policor në lagjen Muhagjerët, me c’rast janë ndaluar dy persona dhe një veturë. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari A.B janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuan në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gram marihuan të gatshme për shitje. Në veturën e personit të dytë, Sh.I, është gjetur një paketim i vogël me 1 gram marihuan. Pas urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është kryer kontroll edhe në banesën dhe bodrumin e të dyshuarit A.B, ku ne bodrum janë gjetur edhe 79.7 gram marihuan të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon. Të gjitha provat materiale janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë. I dyshuari A.B është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit, ndërsa personi Sh.I është intervistuar si dëshmitar.”, ka bërë të ditur Policia.
Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër drogave dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimtaritë ilegale, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.