Policia e Kosovës kryen bastisje në katër komunat në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës kryen bastisje në katër komunat në Veri të Mitrovicës

Një aksion të radhës është duke e kryer Policia e Kosovës.

Periskopi merr vesh përmes burimeve se Policia është duke kryer bastisje në katër komunat veriore në Mitrovicë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës duke thënë se qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale.

“Policia e Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, është duke zhvilluar një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës.

Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.

Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: