Policia e hap valixhen e dyshimtë te Komuna e Mitrovicës, brenda kishte rroba
Policia e Kosovës sot ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush kishte lënë një valixhe në oborrin e saj, shkruan Periskopi.
Specialistët e Policisë së Kosovës kanë hapur valixhen e dyshimtë, brenda së cilës rezultoi të kishte vetëm rroba.
Në foton e siguruar nga Jepi Zë shihet një anëtar i njësisë speciale duke bërë kontrollin e valixhes e cila fillimisht alarmoi policinë duke vendosur shiritin përreth objektit të Komunës.