Policia e arreston 50 vjeçarin nga Prizreni, ishte në kërkim si i dënuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka arrestuar një qytetar të Prizrenit i cili ishte në kërkim, pasi për të kishte Aktgjykim dënues nga Gjykata për 8 muaj burgim për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
“Me datën 03.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I arrestuari E.M. (50 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.”