Policia bastisi shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami

Policia bastisi shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami

Në një aksion të madh policor të MPB-së mëngjesin e sotëm është bërë kontroll në disa lokacione lidhur me dyshimet për krim të organizuar në Lotarinë e Maqedonisë, raporton INA.

Ndër të tjera është kontrolluar edhe në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, por ai nuk u gjet aty, raportojnë mediat.

Siç ka konfirmuar Grubi përmes rrjeteve sociale, ai ndodhet në Kosovë, por pretendon se nuk është në arrati, por planifikon të kthehet.

Ai tashmë po hetohet për një tjetër çështje, për përfshirje në një proces gjyqësor, për të cilin ishte në listën e zezë amerikane.

Në rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Lotarinë e Maqedonisë, sot është kërkuar dhe bastisur shtëpia e ish-drejtorit Prparim Bajrami, i cili gjithashtu nuk ka qenë në shtëpi dhe që jozyrtarisht dyshohet se është larguar në Kosovë disa muaj më parë. Familja e tij thuhet se i premtoi se ai do të kthehej.

Në shtëpinë e tij, sipas burimeve jozyrtare, u gjet një sasi e madhe parash. Bajrami ishte pjesë e kabinetit të Artan Grubit në Ministrinë e Sistemit Politik, ndérsa më pas drejtor i Lotarisë së Maqedonisë.

Policia bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

Shpërndaje në: