Policia bastis një shtëpi në Zubin Potok – dyshohet se është e personit i cili hodhi eksplozivin afër Liqenit të Ujmanit
Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë një personi i cili është i dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani, në një përgjigje për Periskopin ka bërë të ditur se Policia ka bastisur një shtëpi dhe ka sekuestruar një veturë dhë 3 radio lidhje, që ka të bëjë me vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit.
“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e zubin potokut.
“Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një vetur.
Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, deklaroi Veton Elshani për Periskopin.
Një granatë dore dyshohet se është hedhur afër Liqenit të Ujmanit rreth orës 14:30, ku si pasojë u dëmtuan të paktën dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me targa amerikane.
Pronarët e veturave për Dukagjinin thanë se ishin duke u larë në liqe kur kanë dëgjuar krismën e kanë parë tymin e zi.
Ata thanë se kanë ardhur edhe herëve të kaluara në Ujman por nuk kanë pasur asnjë problem, teksa treguan se Policia i ka larguar të gjithë pushuesit që ishin aty.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit duke thënë se në këtë sulm kriminal do të përfshihen edhe institucionet e sigurisë.
Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Serbia dhe qarqet e caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në veri të vendit.
Ai ka thënë se humbja e ndikimit në këtë zonë ka shkaktuar nervozizëm dhe agresivitet nga ana e Serbisë dhe grupeve kriminale, të cilat kanë humbur mundësitë për përfitime të mëdha që kishin pas çlirimit të Kosovës.