Policia arreston një qytetar në Viti, ia gjeti 13 revole në shtëpi
Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në qytetin e Vitisë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur 13 revole.
“Rr. Flaka e Janarit, Viti 13.09.2024-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 13 revole, një arme karabine dhe 42 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.