Policia: Arrestimet në Pozheran s’kanë të bëjnë me procesin zgjedhor

Dy persona janë arrestuar nga policia në mesditë në Pozheran të Vitisë.
Plus Tv ka siguruar pamje se si policia shtrin në tokë dhe arreston të dyshuarit.
Nga policia kanë thënë se të dyshuarit janë arrestuar për një rast të sulmit dhe ai nuk ka të bëjë asgjë me procesin zgjedhor.
“Nuk ndërlidhet me zgjedhje. Është sulm jashtë procesit të zgjedhjeve që janë duke u mbajtë në Pozheran”, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.