Policia aksion në veri, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe disa pajisje ushtarake në një aksion në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, aksioni është zhvilluar në një shtëpi pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicën e veriut mund të ketë substanca narkotike.
Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar”
1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamufllazhi etj.
Elshani ka bërë të ditur se dy 2 persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë gjetur në shtëpi por tashmë janë shpallë si persona në kërkim.