“Polici pa njollat e gjakut dhe gëzhojat e armës”, Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast me të shtëna me armë zjarri që ka ndodhur sot gjatë ditës në Pejë, rast i cili dyshohet të ketë ndodhur afër orës 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 14: 52 minuta një zyrtar policor i cili derisa ishte duke ecur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të Spitalit të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Zyrtari policor menjëherë ka njoftuar policinë dhe në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilët janë duke u marrë me rastin. Tani për tani kemi vetëm këto të dhëna dhe se po merremi me rastin”, ka thënë Gashi