Polici mbetet pa dënuar shoferin për shkak të baterisë së Tesla

Polici mbetet pa dënuar shoferin për shkak të baterisë së Tesla

Makinat elektrike mund të jenë të shpejta dhe nuk ndotin ajrin në qytete, por ato nuk janë alternativa më e mirë për t’i kapur ata që shkelin ligjin në rrugë.

Një gjë të tillë e mësoi nga dora e parë,  polici nga Fremont, Kalifornia, qyteti ku ndodhet fabrika e makinave elektrike Tesla,

Sipas Mercury News, oficeri policor Jesse Hartman ishte duke patrulluar me një Tesla Model S, të cilin agjencitë e zbatimit të ligjit Fremont e përdorin në shërbimin e tyre të përditshëm, kur u angazhua në ndjekje policie për një makinë që po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte automjetin e tij, Hartman shpenzoi pothuajse gjithë baterinë dhe hoqi dorë nga ndjekja e shoferit që kishte shkelur ligjin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar në rrugë.

Ndjekja vazhdoi nga kolegët e tij në makina të tjera patrullimi, por ata shumë shpejt hoqën dorë për arsye sigurie pasi trafiku u bë tepër i rëndë për ngasje me shpejtësi të lartë.

Shpërndaje në: