Polici Idriz Gashi suspendohet pësëri, Koci: Siguria juridike është në rrezik serioz
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se hetuesit policor Idriz Gashi i është vazhduar suspendimi i paligjshëm deri në një afat të pacaktuar, shkruan Periskopi.
“Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar. Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar mes tjerash Koci.
Policit Idriz Gashit sot i kishte përfunduar suspendimi pasi ishte raportuar se kishte marr pjesë në tubimet elektorale të PDK-së.
Postimi i plotë:
Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz.
Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.
Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese.
Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar. Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit.
Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit.