“Polici Festim Ramadani ka qenë i njohur si huligan dhe i paeduakuar”

“Polici Festim Ramadani ka qenë i njohur si huligan dhe i paeduakuar”

Sonte ka ndodhur një vrasje në fashtin Bibaj të Ferizajt nga ku ka mbetur i vdekur 89 vjeçari Sadri Sadriu, ndërsa i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre është polici Festim Ramadani.

Për këtë të fundit nuk ka fjalë të mira drejtori i AVONET, Kenan Gashi, shkruan Periskopi

Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “Festim Ramadani është i njohur për sjelljen e tij huligane dhe të paedukuar”

“Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

𝐇𝐮𝐥𝐢𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐟𝐚𝐭𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐢 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐨𝐫

Festimi, një polic i Stacionit të Ferizajt, është i njohur për sjelljen e tij huligane dhe të paedukuar. Si zyrtar policor, ai ka qenë objekt i shumë ankesave nga qytetarët për veprimet e tij të papranueshme.

Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike.

Policia e Kosovës duhet të veprojë urgjentisht për të shqyrtuar situatën e zyrtarëve të saj dhe të analizojë me kujdes gjendjen e tyre të brendshme. Është e domosdoshme që rastet e sjelljes së papërshtatshme të trajtohen me seriozitetin e duhur, për të parandaluar abuzimet nga ana e atyre që janë thirrur për të mbajtur rendin dhe sigurinë.

Paramendoni kur një zyrtar policor, i cili është i thirrur për të mbrojtur dhe krijuar siguri, kryen një akt të dhunshëm kundër një qytetari, madje edhe kundër të moshuarve. Kjo ngre pyetje serioze për profesionalizmin dhe etikën e këtyre individëve. Nëse një polic është i aftë të veprojë kështu, imagjinoni se çfarë mund të bëjë në situata të tjera. Është jetike që të merren masa të menjëhershme për të siguruar që Policia e Kosovës të jetë një institucion që qytetarët mund të kenë besim dhe të ndihen të sigurt.

Shpërndaje në: