Policë të shumtë në Mitrovicë ruajnë ekipin e Izraelit në hendboll
Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës po e ruajnë një ekipit të Izraelit në hendboll.
Lojtarët izraelit janë akomoduar në një hotel në Mitrovicë, teksa shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke u përkujdesur për sigurinë e tyre.
Ndërsa, me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar banorët e lagjes afër Palestrës sportive “Minatori” që të mos parkojnë automjetet e tyre në hapësirën rreth palestrës gjatë dy ditëve të vikendit.
“Automjetet e parkuara në këtë zonë janë njoftuar sot gjatë tërë ditës me njoftim të shkruar për ndalimin e parkimit me datat dhe kohën e lartcekur kështu që automjetet të cilat gjenden të parkuara në zonën dhe kohen e caktuar do të largohen me kompaninë për tërheqjen e automjeteve ndërsa shpenzimet do ti bartin pronarët e automjeteve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.