Polestari i Volvos prezanton konceptin GT kabrio O2

Polestari i Volvos prezanton konceptin GT kabrio O2

Modeli quhet O2, dhe është një veturë sportive elektrike me dy dyer, me 2+2 ulëse dhe me tavan që mund të hapet e mbyllet vetë.

Për fat të keq, modeli O2 është ende vetëm koncept – të paktën kështu pretendon kompania.

O2 duhet të bëjë dallimin mes Polestarit dhe Volvos, por edhe të bindë botën se planet e Polestarit janë serioze.

Modeli O2 shfaq elemente të dyfishta të farave në të dyja anët e maskës së ngushtuar, por këtë herë me një ndarës agresiv të përparmë, që vendoset para skajit të përparmë të haubës. Nga ana tjetër, pjesa e pasme i ngjanë shumë modelit Precept. Në fakt, O2 edhe është ndërtuar mbi platformën e modelit Precept/5 edhe pse distanca mes akseve  është shkurtuar për 307 mm, dhe tani është 2792 mm. Ndryshe nga Precept, O2’shi ka dy dyer, katër ulëse dhe kulmin që mund të tërhiqet poshtë gepekut të pasëm. Pjesa e pasme na përkujton në Ferrarin F8 Spider.

Shpërndaje në: