Pogba përjashtohet nga Juventusi për ndeshjen me Freiburgun, kjo është arsyeja

Pogba përjashtohet nga Juventusi për ndeshjen me Freiburgun, kjo është arsyeja

Eksperienca e dytë e Paul Pogbas në fanellën e Juventusit po shkon keq, shumë keq.

Futbollisti francez u përball me lëndime që prej rikthimit të tij në Torino verën e kaluar nga Manchester United.

Përfaqësuesi francez u rikthye së fundmi në fushën e blertë nga lëndimi, por qetësi për Juven nuk ka, shkruan “Daily Mail”.

Sipas mediave angleze, ish-kampioni i botës me Francën ka mbetur jashtë skuadrës që Juventusit për përballjen e sontme ndaj Freiburgut për shkaqe disiplinore.

Thuhet se Pogba ka mbërri vonë për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës dhe për këtë arsye është lënë jashtë ekipit.

Juve do të përballet me ekipin gjerman sonte në “Allianz Stadium” në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Evropës, ndërsa Pogba, i cili i ka zhvilluar vetëm 35 minuta këtë sezon, raportohet se nuk do të jetë pjesë e ekipit të Massimiliano Allegrit.

Shpërndaje në: