Pogba kthehet në stërvitje
Paul Pogba ka marrë pjesë në stërvitje me shokët e tij të skuadrës në Juventus, që është një hap kryesor drejt rikuperimit nga lëndimi të tij
Francezi 29 vjeçar pati një lëndim në gju gjatë ndeshjeve parasezonale të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ju nënshtruar operimit në fillim të shtatorit dhe ka punuar ngadalë për t’u rikuperuar që nga ajo.
Pogba tanimë duket se i ka dhënë fund të qenit jashtë fushave dhe shumë shpejt ai pritet ta bëjë rikthimin e tij për Juventusit.
Ai, ndoshta do të jetë jashtë për të paktën edhe dy javë pasi që klubi nuk dëshiron të ngutet për ta kthyer atë para kohe.