“Pogba “i panevojshëm” për Francën në Botërorin e 2022 – nëse nuk është në formë”

“Pogba “i panevojshëm” për Francën në Botërorin e 2022 – nëse nuk është në formë”

Trajneri i Francës, Diedier Deschamps ia ka tërhequr vëmendjen Paul Pogbas se duhet të kthehet në top formë dhe të mos vuajë nga lëndimi nëse dëshiron ta marrë një ftesë për Botërorin e 2022 që mbahet në Katar

Pogba është në luftë me kohën që të jetë gati për Botëror pasi që ai mund të jetë jashtë fushave për 40-60 ditë pas operimit të miniskusit. Deschamps tani ka konfirmuar që ish mesfushori i Manchester United, i cili u përballë me këtë lëndim pas rikthimit të tij në Juventus në këtë verë, por mund të jetë i ftuar në skuadër të Katarit vetëm nëse është tërësisht në formë të mirë.

“Ai nuk do të vije për shkak se ai është një “ikonë”. Nëse ai nuk luan para kampionatit dhe nuk është në top formë, atëherë është i panevojshëm për ne. Ai vetë nuk e dëshiron këtë”, ka theksuar menaxheri 53 vjeçar pasi ka shpalosur listën për ndeshjet e Ligës së Kombëve.

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka insistuar që pjesëmarrja e Pogbas në Botëror nuk është shqetësim për klubin dhe që ai pret që ai të jetë në qendër të planeve të tij në janar. A do të mund ta presë një biletë Pogba për Katar, Deschamps ka numër të madh të mesfushorëve që do ta mbulonin atë, përfshirë dyshen e Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Les Blues do të jenë në aksion gjatë ndeshjeve me Kombëtare ku do të luajnë në Ligën e Kombeve kundër Austrisë dhe Danimarkës më 23 respektivisht më 26 shtator.

Shpërndaje në: