Poetja Izraelite, Gili Haimovich, botohet në shqip

Poetja Izraelite, Gili Haimovich, botohet në shqip

Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë ka botuar librin me poezi të përzgjedhura të poetes se njohur nderkombtarishtznj. Gili Haimovich, nga Jerusalemi, Izrael. Poezitë i përzgjodhi dhe i përktheu poeti dhe përkthyesi letrar Fahredin Shehu, i cili një kohë të gjate ndjek punën kreative, letrare të poeteshës Haimovich.

Gili Haimovich është poete dhe përkthyese bilinguale nga Izraeli. Ajo është autore e dhjetë librave me poezi, katër në anglisht dhe gjashtë në hebraisht, si ka shkruar një libër multilingual të poezisë së saj Note. Librat e saj të fundit janë Tokat e Premtuara (2020) dhe Ninullë (2021). Ajo fitoi konkursin ndërkombëtar të poezisë në Itali “I colori dell’anima” (2020) dhe “Ossi di Seppia” (2019) për poeten më të mirë të huaj, një grant ekselence nga Ministria e Kulturës në Izrael (2015) etj. Poezitë e saja janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë paraqitur në antologji, festivale dhe revista të ndryshme botërore. Lexuesi shqiptar nëpërmjet këtij libri të titulluar nga vet autorja: ” Tokat e premtuara”, do të begatohet me një kulturë të lashtë, e cila nëpërmjet poeteshës Haimovich, artikulohet me një gjuhë moderne dhe poezi jashtëzakonisht autentike.

Kujtojmë se znj. Haimovich në kohë pandemie, ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, në Rahovec nga edhe u forcuan lidhjet dhe perceptimi i poezisë së saj. Ajo pasi u kthye në Jerusalem, shkroi poezinë “Kosova”.

 

 

Shpërndaje në: