Pochettino nuk lëshohet në komente për Messin, nuk duket i bindur nga spekulimet

Pochettino nuk lëshohet në komente për Messin, nuk duket i bindur nga spekulimet

Mauricio Pochettino ka dhënë disa komente lidhur me transferimin e mundshëm të Lionel Messit te skuadra e PSG.

Ylli argjentinas ka mbetur pa skuadër për herë të parë në 18 vite, dhe tashmë është para një udhëkryqi ku duhet të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Emri i Leo Messit lidhet me skuadra të shumta, mes së cilave edhe PSG. Pas fitores së mbrëmshme të këtyre të fundit, trajneri i tyre, Pochettino, është pyetur për transferimin e mundshëm të Messit, por nuk ka qenë entuziast lidhur me situatën, përcjell Periskopi.

“Emri i tij lidhet me klube të ndryshme. Ka shumë thashetheme”, ka thënë Pochettino.

“Do të shohim çfarë ndodh në ditët në vazhdim. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar”, shtoi argjentinasi.

Mbetet të shihet nëse oferta e PSG do të jetë mjaftueshëm e mirë për të bindur Leon që të kalojë në Paris. /Periskopi/

Shpërndaje në: