Pochettino ‘mesazh’ tifozëve të PSG dhe atyre të Realit: Mbappe nuk më tha se dëshiron të largohet

Pochettino ‘mesazh’ tifozëve të PSG dhe atyre të Realit: Mbappe nuk më tha se dëshiron të largohet

Mauricio Pochettino po kujdeset që të qetësojë nervat e tifozëve të Paris Saint Germain.

Trajneri argjentinas i skuadrës së PSG, Pochettino, ka dhënë disa detaje lidhur me situatën e Kylian Mbappe.

Pochettino ka bërë të ditur se francezi asnjëherë nuk i ka thënë atij se dëshiron largimin nga skuadra.

“Jo, ai kurrë nuk më ka thënë asgjë lidhur me ndonjë dëshirë për t’u larguar nga PSG”, ka thënë trajneri i PSG, transmeton Periskopi.

“Qëndrimi i presidentit tonë dhe drejtorit sportiv është shumë i qartë sa i përket Mbappe”, shtoi ai, duke aluduar në fjalët se ai nuk largohet.

Duket se Real Madrid duhet të presin së paku deri në janar, për të siguruar kartonin e Kylian. /Periskopi/

Shpërndaje në: