Pochettino kërkon pagën e plotë nga PSG në rast së shkarkohet
Argjentinasi po kërkon kompensim të plotë financiar në rast së largohet nga klubi
Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino pritet që t’i ndajnë rrugët këtë verë.
Kampionët e Ligue 1 kanë vendosur disa javë më parë që ata dëshirojnë ta ndryshojnë trajnerin, por para së të lajmërojnë trajnerin e ri, ata duhet që ta shkarkojnë menaxherin argjentinas.
Goal ka mundur të konfirmojë se dy palët janë në bisedime për një paketë largimi që do ta lironte ish trajnerin e Tottenham dhe të lejonte klubin që të emëronte një trajner të ri të tyre.
PSG janë në përpjekje gjatë bisedimeve me Pochettinon që ta ulin shifrën 15 milionë euro që ata supozohet t’ia japin atij në rast shkëputje të kontratës.
Megjithatë, 50 vjeçari është duke kërkuar nga skuadra franceze që ta marrë tërë këtë shumë që ata obligohen t’ia paguajnë atij.
Si pjesë e pagesës prej 15 milionë euro, tre milionë besohet se do të shkojnë për stafin mbështetës të trajnerit.
Në mesin e tyre është edhe asistenti i tij Jesus Perez, trajneri i portierëve Toni Jimenez, Miguel D’Agostino dhe djali i tij, trajneri fizik Sebastian.
Pochetino është duke insistuar që ai dhe tërë stafi i tij të marrin shumë që PSG ua ka borxh.
Bisedimet në mes të palëve janë duke shkuar mirë, por kërkesat e Pochettinos janë të drejta pasi që ai ka nënshkruar kontratë në janar 2021 kur ata e punësuan atë në vend të Thomas Tuchel.
Negociatat janë në proces e sipër por ata nuk presin të vazhdojnë më shumë së kur skuadra franceze është gati për ta lajmëruar trajnerin e tyre të ri