Pochettino flet për atë që duan ta dinë të gjithë, tregon kur mund të debutojë Messi

Pochettino flet për atë që duan ta dinë të gjithë, tregon kur mund të debutojë Messi

Të gjithë tifozët e futbollit janë në pritje të debutimit të Lionel Messi me fanellën e Paris Saint Germain.

Argjentinasi nënshkroi marrëveshje me PSG gjatë kësaj vere, pasi i dha fund një aventure të gjatë me Barcelonën. Megjithatë, ai akoma nuk ka bërë debutimin.

Dje, Messi ishte jashtë listës së skuadrës për ndeshjen ndaj Brest, të cilën PSG e fitoi. Por, kur mund të debutojë ai? Pochettino ka një përgjigje.

“Ka qenë një javë e mirë për Leon. Java tjetër do të jetë e gjatë, por nëse shkon gjithçka mirë, shpresojmë që ai të jetë në skuadër dhe të nis garën (kundër Reims), ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

PSG rrezikon të jetë pa Messin edhe në një periudhë tjetër, kur muajin tjetër Argjentina luan kualifikueset për Kupën e Botës.

Trajneri i PSG ka thënë se akoma nuk kanë biseduar me seleksionuesin e Argjentinës, por nuk do ta pengojnë Leon në asnjë rrethanë. /Periskopi/

Shpërndaje në: