Po “vrasim veten” çdo ditë duke ngrënë këtë produkt, por pa e ditur

Po “vrasim veten” çdo ditë duke ngrënë këtë produkt, por pa e ditur
Ka një produkt që duhet ta mbani sa më larg dietës suaj ushqimore dhe ai është sheqeri. Që në vitin 1920, Dr. Otto Warburg fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti teorinë se qelizat e kancerit lulëzonin dhe marrin jetë nga sheqeri.

Kjo teori vazhdon të ekzistojë edhe në ditët e sotme, por shqetësimi për konsumimin e sheqerit nuk është bërë alarmant.

Sipas hulumtimeve, kur trupi furnizohej me sheqer artificial prodhon kimikate të ndryshme, që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.

Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF, që të vrasin qelizat kanceroze. Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtpërdrejtë nga sheqeri, i cili i ushqen këto qeliza.

Sipas mjekëve, çdo njeri nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese (një kanoçe përmban 10 lugë sheqer) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu.

Shpërndaje në: