“Po thotë vëllau Blerimi…”- Fitore Pacolli kërkon që Ganimete Musliu t’i kërkojë falje
Pas publikimit të lajmeve se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka ndarë grante prej 100 mijë eurove vëllait dhe dajës së deputetes së VV’së Fitore Pacolli, kishte reaguar deputetja e PDK’së Ganimete Musliu, shkruan Periskopi.
Musliu në një postim në Facebook kishte shkruar “Po thotë vëllau Blerimi o dajë Sylejmani, lum na për Fitoren me pare na bani…”.
Deputetja e PDK’së para pak minutash, ka bërë të ditur se lidhur me këtë postim ka pranuar një kërkesë për demant dhe kërkim falje nga avokatja e Fitore Pacollit.
Musliu tha se do të bëjë kërkim faljen sapo ajo t’i kërkojë falje popullit.
Postimi i plotë: