Po shisnin e shpërndanin “bari”, policia arreston dy persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.1 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit tjetër, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 419.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Lidhur me rastin është bërë evidentimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti i është nënshtruar procedurave të mëtejme hetimore”, njofton PK.