‘Po rri shumë në zyrë’: A do të pranojë Kurti ta ngjeshë shpinën falas te fizioterapeuti Haxhiu?
Deputeti Bekim Haxhiu, i njohur për veprimtarinë në shtyrjen e projektligjit për tërheqjen e parave nga Trusti – si mjet për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize – kishte replikuar me kryeministrin Kurti në debatin parlamentar për po këtë çështje. Por, replikat mes tyre, patën prekur edhe profesionin e fizioterapisë.
Duke qenë se deputeti Haxhiu është fizioterapeut me profesion, ai i pati thënë Kurtit se ‘ka nevojë për trajtim të shpinës’ – duke shtuar se po ‘rrinte në zyre shumë’.
“Nëse vazhdon me nejtë kështu në zyre, e mos me i trajtu problemet e qytetarëve, ke me pasë edhe probleme të dhimbjes së shpinës e ke me pasë edhe nevojë për fizioterapi kështu që jam i gatshëm me të trajtu pa pare për atë punë sa herë që ke nevojë”, pati thënë Haxhiu, risjell deklaratën Periskopi.
Kryeministri Kurti, pati replikuar me deputetin Haxhiu, duke i thënë se ‘do ta merrte seriozisht kur ta sjellte projektligjin për masazhe’ e jo për këtë të Trustit.
Një deklaratë e tillë e Kurtit, pati marrë kritika të ashpra në opinionin publik kosovar, duke qenë se vlerësoj si arrogancë dhe nënçmim për njërin nga profesionet mjekësore – ndër më të nevojshme për njerëzit – sidomos të administratës.
“Edhe vetëm duke folur bën dëm. Nuk je i fushës, kë ke konsultuar për këtë punë. Unë me kënaqësi do t’ju dëgjoj, atëherë kur ju për shembull, ta merrni nismën për projektligjin për masazh, ama për Trustin, s’ka kurrfarë kuptimi kjo punë, prandaj minimum çka dua të di është se kush janë ekspertët që të kanë thënë se duhet të vish këtu e ta bësh këtë nismë”, pati deklaruar Kurti.
E një ofertë të ngjashme, për ngjeshje të shpinës, deputeti Haxhiu ia bëri edhe mbrëmë (e enjte) kryeministrit Kurti.
Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti ka nevojë për një fizioterapi, pas qëndrimit të tij ulur, pasiv si dhe punës me ngarkesë.
“Njerëzit e kanë zgjedhur fizioterapinë edhe para Bekim Haxhiut, ajo do të ekzistojë edhe pas Bekim Haxhiut. Normal, që i takoj si profesion, e kam zgjedhur si profesion është kënaqësi që mundesh me i ndihmu. Ka nevojë siguritsht edhe Kurti, në veçanti pas punës me ngarkesë që e ka dhe qëndrimit ulur e pasivitetit.
“Aktualisht nuk jam duke e ushtruar profesionin. Por, do t’i bënte mirë kryeministrtit t’i shoh efekte e fizioterapisë. Shpeshherë ka përpjekeje që të krahasohen fizioterapia me infermierin. Të gjithë jemi profesionist të pavarur, me detyra në kuadër të profesionit tonë”, tha Haxhiu në Prime Time, transmeton Periskopi.
Fizioterapia është trajtim i dhimbjeve të trupit përmes masazheve dhe mjeteve mekanike të këtij profesioni. Në kohën e sotme, është një ndër profesionet që ka shumë punë, duke qenë se puna me kompjuter dhe të qëndruarit ulur, shtyen shumë njerëz të shkojnë në derën e fizioterapeutëve për trajtimin sidomos të dhimbjeve të shpinës, unazave të qafës etj.
Një nga gazetaret e Periskopit, para një kohe jo shumë të gjatë, kishte probleme serioze me unazat e qafës, duke qenë që punon vazhdimisht vetëm në Redaksi dhe ajo na ka treguar për efektet e seancave te fizioterapeuti.
Prej atyre seancave, gazetarja jonë është mjaft mirë me shëndetin e unazave të qafës dhe gjatë bisedave me të, na ka bërë të kuptojmë edhe më shumë rëndësinë e këtij profesioni, sidomos për njerëzit që punojnë në zyrë./Periskopi.