Po nxehej për t’u futur në lojë: Vdes tragjikisht futbollisti 29-vjeçar
Reprezentuesi i Omanit, Mukhaled Al-Raqadi ka vdekur pasi kolapsoi gjatë nxemjeve për ndeshjen kampionale.
Mbrojtësi i Muscat raportohet se pësoi sulm në zemër, para ndeshjes së skuadrës së tij në ligën Omantel kundër Suwaiq, transmeton Periskopi.
29-vjeçari u dërgua në spital me ambulancë por fatkeqësisht vdiq pas incidentit të së mërkurës.
Muscat konfirmoi lajmin për vdekjen e Al-Raqadit, me një postim emocionues në Twitter.
Muscat Player Mukhaled Al-Raqadi Passes Away..#Oman Muscat FC player Mukhaled Al-Raqadi died after being taken to hospital after falling while warming up before the start of his team’s match with Al-Suwaiq FC today in the 6th round of the Omantel Football League. pic.twitter.com/TdEKk3fElU
— Ayman Mat News (@AymanMatNews) December 22, 2021
Shkruhej: ”Me zemra besimtare që pranojnë vullnetin e Zotit, bordi i drejtorëve të klubit të Muscatit dhe bashkëpunëtorët e vetë u urojnë ngushëllime të sinqerta familjes së Al-Raqadit.
”Kërkojmë nga Zoti të ketë mëshirë për të. Zotit i takojmë dhe te Zoti do të rikthehemi.” /Periskopi.com/