“Po ma çon mallin e sjelljeve që i kanë bo me Astrit Deharin” – Ramush Haradinaj për brohoritjet e Sveçlës “Afrim Bunjaku” në tubim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi brohoritjet e ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla, në tubimin elektoral me emrin e heroit Afrim Bunjaku. Haradinaj tha se paraqitja e Sveçlës duke thirrë emrin e heroit Afrim Bunjaku, ia kujton sjelljen e partisë në pushtet me rastin e Astrit Deharit.
Haradinaj tha se për katër vjet në pushtet, qeveria aktuale “zhduki edhe provat e Astrit Deharit”.
“Në një tubim zgjedhor nuk mendoj që e ka pas vendin kështu me u sjellë ministri i Brendshëm, janë në krizë të madhe këta njerëz. Po ma çon mallin e sjelljeve që e kanë bërë me Deharin, me sjelljet e tyre për Astrit Deharin e kur erdhën në pushtet katër vjet edhe vendndodhjen e provave e kanë zhdukë, kjo është pafytyrësia dhe janë njerëz të ligë”, tha Haradinaj në Pressing.