Po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë, përplasen me jet ski dy italianë në Velipojë, një i plagosur

Po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë, përplasen me jet ski dy italianë në Velipojë, një i plagosur

Dy italianë janë përplasur teksa lundronin me jet ski në plazhin e Velipojës dhe si pasojë njëri prej tyre ka ngelur i plagosur.

Sipas raportimit të policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Shpërndaje në: