Po luante një miqësore të veteranëve, vdes në fushë ish-futbollisti nga Saranda

Po luante një miqësore të veteranëve, vdes në fushë ish-futbollisti nga Saranda

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare Fredi Mërkuri, ish-futbollist i Butrintit të Sarandës.

Mërkuri dha shpirt në fushën e blertë, teksa po luante në një miqësore të veteranëve të Butrintit, ndaj disa ish-futbollistëve grekë.

62-vjeçari ra pa ndjenja në fushë dhe menjëherë u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku as ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, nuk mjaftoi për ta rikthyer në jetë.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi sarandiot në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fredi Mërkurit.

 

Shpërndaje në: