Po kritikohet rëndë që lejoi arabët të blejnë Newcastlen: Presidenti i PL shumë afër të japë dorëheqje
Presidenti i Premier Leagues është afër të japë dorëheqje pas shumë kritikave nga klubet në lidhje me mënyrën si e trajtoi ardhjen e arabëve te Newcastle United.
‘Sky News’ ka mësuar se Gary Hoffman, i cili mori postin jo ekzekutiv 19 muaj më parë, është afër të finalizojë largimin pasi është futur nën presion që të largohet në javët e fundit, transmeton Periskopi.
Një konfirmim për largimin e tij mund të bëhet në ditët e ardhshme, ka thënë një ekzekutiv i një klubi nga Premier League. /Periskopi.com/