Po kontrabandonte mallra nga Serbia, Policia e Kosovës kap të dyshuarin nga Lipjani
Policia e Kosovës përmes një njoftimit ka bërë të ditur se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.
Sipas njoftimit, ku operacion është kryer nga Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës.
“Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona në magjistralen Gjilan-Prishtinë kan ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit jan hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia).” – thuhet në njoftim.
Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.