Po Jennifer Garner, ç’mendon për marrëdhënien e ish-burrit me J. Lo?

Po Jennifer Garner, ç’mendon për marrëdhënien e ish-burrit me J. Lo?

Jennifer Garner dhe Ben Affleck u divorcuan në 2018-ën dhe janë prindër të tre fëmijëve, Violet, 15 vjeç,  Seraphina, 12 dhe Samuel, 9 vjeç. Të premten, nga PageSix filloi të qarkullonte lajmi se Lopez dhe Affleck, që tanii janë të dy single, ishin parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalonin kohë bashkë në Los Angeles.

“Rojet e sigurimit e marrin atë dhe e përcjellin sërish kur del nga shtëpia e saj pasi ka kaluar disa orë atje.”- shprehen burimet, të cilat shtojnë se aktori është parë më shumë se 3 herë me Lopez që nga koha kur kjo e fundit është rikthyer në Los Angeles.

Një burim, tha për Entertainment Tonight se ish-gruaja e Affleck, Garner, s’është aspak e mërzitur që babai i fëmijëve të saj po kalon kohë me ish-të fejuarën.

“Jen nuk shqetësohet nëse Ben shoqërohet me J. Lo apo edhe me dikë tjetër. Ajo dëshiron çfarë është më e mira për të. Ajo që ka rëndësi është se Ben është një baba i mrekullueshëm dhe ata janë fantastikë kur bëhet fjalë për bashkë-prindërimin. Për të dy, përparësia kryesore është lumturia e fëmijëve.”

Në një intervistë me The New York Times vitin e kaluar, Affleck tha se divorci i tij me aktoren ishte “pendimi më i madh i jetës së tij”, duke shtuar:

“Nuk është e shëndetshme për mua që të fiksohem pas dështimeve dhe të fajësoj veten. Me siguri kam bërë gabime dhe kam bërë gjëra për të cilat pendohem, por duhet të marrësh veten, të mësosh prej situatave dhe të përpiqesh të ecësh përpara.”

Sa i përket lidhje Affleck – J. Lo, një burim i thotë Page Six se ata janë vetë miq dhe “nuk po fillojnë një romancë të re”, por mbetet ta shohim.

Shpërndaje në: