“Po e ul kokën si struci”, Haziri për Kurtin: Republikën që e ka kundërshtu, tash e ka izolu

“Po e ul kokën si struci”, Haziri për Kurtin: Republikën që e ka kundërshtu, tash e ka izolu

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Kurtin duke thënë se e uli kokën si ‘Struci’ dhe e pranoi marrëveshjen që dikur e kundërshtonte.

Ai për Periskopin ka thënë se Kurti po kërkon martirë të rinjë, dhe se e ka izoluar vendin.

“Sot z.Kurti e ka izolu, është duke lyp martirë të rinjë, e njëjta republikë që e ka kundërshtu, tash e ka izolu, dhe tash duhet me prit se kush po bëhet martirë i kësaj pune. Është mendësi sepae nëse ti vazhdon me të njëjtën politikë, me të njëjtën qasje. Pse Kurti më 27 shkurt ose në mars pse e mori marrëveshjen në tavolinë, pse s’e la, nëse ka besu që marrëveshja ka qenë e keqe, nëse është ai që qëndron, reziston, nuk dëgjon, nuk koordinon, pse e mori marrëveshjen?Marrëveshjen e mori. Sepse, kur u ballafaqu me një realitet krejt tjetër mandej e mori marrëveshjen e uli kokën si struci dhe tash i bën obstruksion marrëveshjes së njëjtë. Nuk funksionon kjo sepse nuk je në lagje në mahallë tane kur hidhërohesh, ua merr shokëve topin se ta ka ble baba për ditëlindje”, ka thënë ai për Periskopin.

 

Intervista e plotë:

Shpërndaje në: