A po e shtyen Evropa Kosovën në krahët e Erdoganit?

A po e shtyen Evropa Kosovën në krahët e Erdoganit?

Në Kosovë, fjalimi i tij shkaktoi tronditje. Në një fushatë për zgjedhjet lokale në fund të tetorit, lideri i pushtetshëm i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, u betua në kuran se ata do të fitonin. Nëse vijmë në pushtet, iu tha mbështetësve ai, do t’i japim fund islamofobisë.

Në shikim të parë, fjalimi ka kuptim – 90% e kosovarëve janë myslimanë, që e kanë praktikuar islamin në një formë liberale e të moderuar. Por shqiptarët etnik të Kosovës, që përbëjnë 92% të popullsisë, kanë qenë fuqishëm pro-Perëndimor falë bombardimeve të Nato-s në Jugosllavi më 1999 që i dha fund dekadave të shtypjes serbe në Kosovë dhe që hapi rrugën për shpalljen e pavarësisë. Bulevardi Bill Clinton ndodhet në qendër të Prishtinës.

Tetëmbëdhjet vjet pas luftës, kosovarët gjithnjë e më shumë po zgjedhin rrugë të tjera. Ata janë të frustruar nga shkalla e lartë e papunësisë, korrupsioni shumë i përhapur, dhe përpjekjet e Evropës për t’i mbajtur të izoluar. Të përqendruar në “Amerika e para” [shën.i përkthyesit: America First ishte sllogan i Donald Trump], Shtetet e Bashkuara e kanë zbehur angazhimin.

Si rezultat, gjenerata e re e liderëve të Kosovës po marshon drejt pushtetit me sllogane populiste nacionaliste, dhe më e fundit, kanë nisur të testojnë kartën islamike për të zgjeruar bazën e mbështetësve. Partia e Kurtit, Vetëvendosje, i ka fituar 27% të votave në zgjedhjet qëndrore të 10 qershorit, duke u bërë partia më e votuar në Kosovë.

Vetëvendosje po merr ndihmë, poashtu. Ndërsa BE-ja dhe ShBA-të po tërhiqen, Turqia, Katardi dhe të tjerët po e mbushin zbrazëtirën e lënë. Nën këto kushte të kontestueshme, në vitet e fundit, qeveria e Kosovës e ka shpërblyer Turqinë me kontrata milardë-dollarëshe, nga ajroporti e deri te shitja e shërbimeve shpërndarëse të energjisë elektrike, me një çmim shumë të vogël. Si këmbim, Turqia ka investuar për ndërtimin e xhamive dhe për restaurimin e vendeve ku ka kulturë turke në Kosovë, duke i promovuar aspiratat neo-osmane të Erdoganit. Katari, një mbështetës i hershëm i ngritjes në pushtet të Erdoganit, besohet të jetë një prej financuesve më të mëdhenj të partive politike në Kosovë që po ndjekun linjën politike të orientuar kah islami të Erdoganit.

Albin Kurti, një ish-student aktivist jo i dhunshëm u bë zëdhënës i UÇK-së gjatë luftës, dhe më pas e themeloi Vetëvendosjen në vitin 2004, e cila bën sulme verbale e fizike kundër ndërkombëtarëve dhe kundër autoriteteve kosovare për dështimet politike e sociale në vendin e tij. Në periudhën e tij të hershme, ai i sulmoi misionet e OKB-së dhe BE-së për dështimin që t’i ndalnin liderët kosovarë për të mos e plaçkitur shtetin. Megjithëse misioni i BE-së kishte fuqi ekskluzive që të hetonte, persekutonte dhe të provonte fajësinë e njerëzve për krime lufte, krim të organizuar dhe korrupsion, ai dështoi në kapjen e “peshqve të mëdhenj.”

Me kalimin e kohës, kosovarët e humbën besimin te ndërkombëtarët dhe te lidershipi vendor ndërsa popullariteti i Vetëvendosjes u rrit. Duke e kopjuar mënyrën sesi ishte ngritur në pushtet Erdogani, Kurti e udhëhoqi kampanjën duke e portretizuar Evropën si mizore, dhe antikosovare.

BE-ja e ka lënduar veten duke refuzuar që t’iu jepte kosovarëve mundësi për të udhëtuar pa viza drejt Evropës, dhe duke e mbajtur Kosovën si vendin e vetëm në rajon që nuk e ka atë të drejtë. Kosovarët e rinj e shohin këtë refuzim si një refuzim për të pranuar më shumë myslimanë dhe si një rënje të interesave të perëndimit nga ballkani.

BE-ja e ka lidhur regjimin e vizave me përpjekjet e Kosovës kundër korrupsionit dhe, në mënyrë më të drejtpërdrejtë, me zgjidhjen e problemit të kufirit me Malin e Zi. Përfitues të kësaj janë partitë anti-Perëndimore në Kosovë.

Nuk është befasuese që Vetëvendosje ka marrë një qëndrim agresiv për të ndaluar zgjidhjen e problemit të kufirit [demarkacionit]. Ata e kanë ndërprerë çdo diskutim parlamentar përmes hedhjes së gazit lotsjellës në sallë, dhe duke akuzuar mbështetësit e marrëveshjes si tradhëtarë kombëtarë. Vetëm javën e kaluar Kosova i dënoi katër anëtarë të Vetëvendosjes, përfshirë edhe një deputet, për hedhjen e një granate doke në parlament vitin e kaluar duke u përpjekur që të ndalonin votimin e demarkacionit. Dhe, së fundi kemi edhe arrestimin e Albin Kurtit dhe të dy anëtarëve tjerë për mosparaqitjen në gjykatë rreth hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar.

BE-ja duhet ta njohë këtë situatë. Duhet të heqë regjimin e vizave për Kosovën dhe duhet t’i ndihmojë kosovarët që të bëjnë zgjedhje bazuar në nevojat dhe aspiratat e tyre e jo në frustrim dhe frikë. / Përktheu: Periskopi.

 

Shpërndaje në: