Po afrohet lufta e madhe: Fury përballë Whyte

Po afrohet lufta e madhe: Fury përballë Whyte

Një dyluftim tërësisht britanik midis Tyson Furyt dhe Dillian Whyte pritet të vendoset që të zhvillohet në këtë pranverë.

Fury mbrojti kurorën e peshave të rënda ËBC në një luftë mahnitëse në tetor, duke shkatërruar Deontay Wilderin edhe një herë në “Las Vegas”.

Lajmet për luftën e radhës së Furyt kanë qarkulluar vazhdimisht dhe duket se ai do të përballet me Ëhyte së shpejti, përcjellë KosovaPress.

Me Usyk dhe Joshua të vendosur të përballen edhe një herë në mars ose prill, kjo i lë kampionit të përkohshëm WBC Whyte mundësinë e hapur për t’u përballur me Furyn.

Sipas raporteve të shumta, data e synuar për Fury vs Whyte është 23 prilli.

Dihet se plani është që lufta të zhvillohet në Britani, me stadiumin “Principality” të Cardiff-it që shihet si vendi më i mundshëm.

Shpërndaje në: