Plenkoviq: Dialogu Kosovë-Serbi besoj se do të përfundojë me njohje
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, shtoi se beson në dialogun Kosovë-Serbi të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve dhe në njohje të ndërsjellë.
Ai ka thënë se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur në sulmin e 29 nëntorit.
“Faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare do iu bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Plenkoviq.
“Kam përmendur se ky incident nuk është i ri, nuk është i vetmi, ka pasur tri incidente, së paku, që kanë ndodhur vitin e fundit, dhe për sa i përket Kroacisë, janë analizuar shumë thellësisht, dhe janë marr me shumë shqetësim”.
“Besojmë te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që të rezultojë me normalizimin e marrëdhënieve, dhe gjithsesi të përfundojë më njohjen e ndërsjellë, si dhe funksionimin që do të çonte te pozita, që Kosova të ndërmarr rrugëtimin e vet adekuat drejt Bashkimit Evropian.
Ekzistojnë ende pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, e për këtë, ky proces mund të mos jetë i shpejt ashtu siç duhet”, tha kryeministri kroat.
Tutje Plenkoviq ka thënë se ajo që është e rëndësishme është që raportet mes shteteve që kanë dalë pas shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë të rregullohen në mënyrë përmbajtjesore dhe pa konflikte, me respekt të ndërsjellë.