PlayStore do të kushtojë 40 dollarë për prodhuesit e telefonëve
Prodhuesi e telefonëve dhe tabletëve Android duhet t’i paguajnë Google një tarifë fikse nëse duan PlayStore dhe aplikacionet e tjera të gjigantit të motorit të kërkimit në produktet e tyre dhe kjo tarifë do të fillojë nga 40 dollarë për të instaluar Google Mobile Services.
Tarifat mund të ndryshojnë nga një vend tek tjetri dhe nga lloji i pajisjes dhe aplikimi i tyre do të fillojë pas datës 1 shkurt 2019.
Rregullat e reja të licencimit vlejnë vetëm për Evropën dhe erdhën si rezultat i gjobës 5 miliardë dollarëshe që Komisioni Evropian imponoi ndaj Google.
Mbetet i paqartë kriteri i përcaktimit të tarifave në varësi të madhësisë së ekranit.
Google edhe më parë kishte paralajmëruar nëse Komisioni Evropian vijonte me padinë, Android-i do të kushtojë.