Play Off kualifikueset: Shorti lë jashtë Kupës së Botës Italinë ose Portugalinë (ose të dyja)
Në Zurich të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën play off të kualifikueseve për Kupën e Botës.
Kupa e Botës Katar 2022 do të mësojë përmes shortit skuadrat e mbetura evropiane që do të marrin pjesë në turne.
Sot, 12 skuadra janë bërë pjesë e shortit në Zurich, dhe tashmë janë mësuar edhe çiftet e para për përballjet.
Çiftet për këto përballje do të jenë si më poshtë.
Rruga A:
Skoci – Ukrainë
Uells – Austri
Rruga B:
Rusi – Poloni
Suedi: Çeki
Rruga C:
Itali : Maqedoni V
Portugali: Turqia
Nga të trija rrugët në Kupën e Botës shkon vetëm nga një skuadër. Pra, fituesit e ndeshjeve të para përballen në një finale të vazos, për biletën drejt Katarit.
Kësisoj, Portugalia dhe Italia, nëse mposhtin Maqedoninë Veriore respektivisht Turqinë, përballen në finalen e rrugës C, për të vendosur për biletën që çon në Katar.
Në përgjithësi, situata thotë kështu;
Fituesi i Uells – Austri luan në shtëpi në finale ndaj fituesit të Skoci – Ukrainë.
Fituesi i Rusi – Poloni luan në shtëpi ndaj fituesit të Suedi – Çeki, kurse;
Fituesi i Portugali – Turqi luan në shtëpi ndaj fituesit të Itali – Maqedoni V. /Periskopi/