Platoni parashikoi budallenjtë e Facebook-ut 2 mijë e 400 vjet më parë

Platoni parashikoi budallenjtë e Facebook-ut 2 mijë e 400 vjet më parë

Teknologjia premton t’i bëj ato gjëra më të kollajshme, që për nga vetë natyra e tyre, janë më të zorshme.

Në Egjiptin e lashtë rronte një mbret i mençur me emrin Thamus. Një ditë ai u vizitua nga një zot i mprehtë i quajtur Theuth.

Theuthi ishte shpikës i shumë gjërave të dobishme: aritmetikës e gjeometrisë; astronomisë dhe lojës me zare. Por, shpikja e tij më madhështore, siç ia merrte mendja atij, “ishte përdorimi i letrave.” Dhe bash këtë shpikje ai donte ta ndante me Mbretin Thamus.

Arti i të shkruarit, tha Theuti, “do t’i bëj egjiptianët më të mençur dhe do t’ua forcojë kujtesën; është specifikisht pra i mirë për kujtesën e mençurinë.”

Por Thamusi e kundështoi atë. “O gjeniali Theuth,” i tha, “babai apo shpikësi i një arti nuk është gjithnjë vlerësuesi më i mirë i përdorueshmërisë a jopërdorueshmërisë së shpikjeve të tij te përdoruesit e tjerë.”

Mbreti vazhdoi: “Për këtë zbulim tëndin do të krijohet harrueshmëri në shpirtërat e nxënësve, sepse ata nuk do ta përdorin kujtesën; ata do t’i besojnë gjërave të jashtme, shkronjave dhe nuk do të kujtojnë vetë.”

Fjalët e shkruara, Thamusi përfundoi, “do t’i japin dishepujve tuaj jo të vërtetën, por vetëm shembllimin e së vërtetës; ata do të jenë dëgjuesit e shumë gjërave por nuk do të mësojnë asgjë; ata do të paraqiten se i dinë të gjitha e në përgjithësi nuk do të dinë asgjë; do të jenë shoqëri e mërzitshme, duke qenë se do të shfaqin dije pa realitet.”

Mirësevini në Facebook.

Tregimi që po e citoj këtu është nga “Fedri” i Platonit; fjalët që i atribuohen Sokratit, janë 2 mijë e 4 qind vjet të moçme. Ato përshtaten me hulumtimin e gjerësishëm të bërë nga The Times brenda kalkulimeve cinike të Facebook-ut që u përpoq pacipërisht t’i mbulonte katastrofat serike në PR-in [marrëdhëniet me publikun] e saj: dezinformacijan ruse, Cambridge Analtican dhe çarjet në sigurinë që iu jep përdoruesve.

Tash mësuam që kjo kompani po përpiqej të mbulonte faktet që trajtojnë përzirjen ruse në platformë – duke u përpjekur që heshturazi të sulmonte rivalët dhe kritikët e saj si George Soros. Facebook-u i mohon disa prej pretendimeve të ngritura nga The Times, por është korrekte të thuash që reputacioni i kompanisë qëndron diku mes atij të Philip Morrisit dhe Purdue Pharmas në ambientin toksik të marrëdhënieve me publikun.

Për të cilën dikush mund të thotë: Me kohën.

Rrëfimi për premtimet egërsisht të ekzagjëruara dhe dëmet e paqëllimshme të teknologjisë nuk është i ri. Habia është se ai nuk rresht së na habituri. Pse?

Pjesë e arsyes është që priremi të harrojmë që teknologjia është po aq e mirë sa njerëzit që e përdorin. Ne duam që ajo të na ngris; e ne priremi të degjenerojmë. Në një botë më të mirë, Twitteri do të mund të ishte një bilbord digjital i ideve dhe i dialogimit duke e përmirësuar sferën publike. Ne e kemi bërë atë si një vendgrumbullim mbeturinash të mendjes amerikane. Facebook-u supozohej që duhej të shërbente si një platformë për të rritur ndërveprimin mes njerëzve, dhe jo një pajisje për të vetmuarit që bien edhe më thellë në izolimin e tyre.

Është poashtu e vërtetë që Facebooku dhe të tjerë gjigantë të Silicon Valley-t e kanë shitur veten jo aq si kompani në ndjekje të profitit sa si lëvizje idealiste. Misioni i Facebook-ut është “që ta bëj botën më të hapur dhe më të lidhur.” Qëllimi i Teslas është që të “përshpejtoj tranzicionn e botës te energjia e qëndrueshme.” Sllogani i Google ishte “Mos u bëj dreq,” të paktën derisa e hoqën tinëzisht në fillim të këtij viti.

Por arsyja e thellë pse teknologjia aq shpesh na zhgënjen dhe tradhton është që premton t’i bëj të kollajshme ato gjëra që, për nga natyra e tyre, duhet të jenë të zorshme.

Të bësh tweet-e e troll-e është e lehtë. Të mjeshtërosh artet e bisedës dhe matjes së debatit është zor. Të shkruash një tekst është e lehtë. Të shkruash një letër të duhur është e zorshme. Të këqyrësh gjëra në Google është e lehtë. Të dish se për çka të kërkosh është zor. T’i kesh një mijë shokë në Facebook është e lehtë. T’i arrish gjashtë apo shtetë shokë të ngush përgjatë një periudhe të madhe kohore është zor. Të godasësh në Tinder është lehtë. Të gjesh dashurinë – dhe ta mbash atë, është zor.

Kjo është ajo që Sokrati [apo Thamusi] nënkupton kur kundërshton fjalën e shkruar: na jem një rrugë jashtë. Krijon iluzionin që mund të mbetemi të informuar, dhe të lidhur, edhe kur kursehemi nga barra e vëmendshmërisë, pranisë së mendjes dhe kujtesës. Kjo mund të duket e çuditshme sot. Por sa shumë prej problemeve tona personale, profesionale apo nacionale mund të zgjidhen nëse heqim dorë nga varshmëria prej shkurtoreve [shortcuts]?

Të lexosh atë që shkroi The Times për mënyrën se si Facebooku merrej me problemet e saj është të mbërthehesh nga mënyra se sa dëshpërimisht Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg kërkojnë të fusin finesa – me konsulentë, lobistë e çka jo. Ashtu si me dashurinë dhe gramatikën, mbajtja e besimit është e zorshme.

Nisja sërish Facebook. Prej elementareve. Mos pretendo më që do ta transformosh gjendjen e botës. Puno më shumë që të operosh me etikë, më hapur dhe më me përgjegjësi. Pranoje se kjo punë do kohë. Shkyqe Facebook-un për një vikend. Lexo një libër antik më mirë.

Përktheu nga The New York Times, Periskopi

Shpërndaje në: