Plas sherri te “Kafet e Rakisë”- Bëhen llom disa persona
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në pjesën e njohur si “Kafet e Rakisë” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.
Siç raporton Sinjali, pas një konflikti verbal dyshohet se situata ka eskaluar në sulm dhe për pasojë ka plasur sherr mes disa të rinjve.
Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.