Plas ‘bomba’: PSG do ta shkëmbejë Neymarin për Bernardo Silvan
Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Manchester Cityt një marrëveshje të bujshme shkëmbimi që përfshin Neymarin dhe Bernardo Silvan .
Pala pariziene është shumë e prirur për sulmuesin portugez dhe janë të gatshëm të japing yllin e tyre Brazilian, shkruan Periskopi.
Trajneri i ri Cristophe Galtier e ka bërë ish-lojtarin e Benfica-s dhe Monakos një nga prioritetet e tij kryesore këtë verë.
Nëse ndodh, kjo do të ishte një nga historitë më të mëdha të transferimeve të verës, ndoshta duke përfshirë në mënyrë unike dy lojtarë të tillë të kalibrit të lartë që ndërrojnë klube.