Planifikohet Audi A3 i ri

Planifikohet Audi A3 i ri

Sipas burimeve të gjermanëve thuhet se Audi A3 i ri pritet të mbajë promovimin gjatë vitit 2018 dhe se do të ndërtohet me platformën e modifikuar të Volkswagen MQB.

Gjithashtu, Audi A3 i ri pritet të vijë më i lehtë për 50 kilogramë në krahasim nga ai aktual, me më shumë hapësirë në interier, si dhe versioni plug-in hibrid do të jetë në dispozicion, transmeton Koha.net. Po ashtu, nuk duhet lënë anash as edhe versionin tërësisht elektrik.

Sa i përket gamës së motorëve, njëri nga motorët në ofertë do të jetë benzinë me tre cilindra e me kapacitet prej 115 kuajfuqi, tjetri 2.0-litër TDI me 204 kuajfuqi, si dhe në anën tjetër në dispozicion do të jetë edhe versioni sportiv S3 me 326 kuajfuqi dhe RS3 me rreth 400 kuajfuqi.

Interieri i këtij Audi A3 të ri do të përbëhet nga instrument-tabela digjitale, ekran të ndjeshëm në prekje, si dhe nga sistemi për kontrollim në bazë të gjesteve.

Duhet theksuar se konsumatorëve do t’u ofrohet edhe sistemi Traffic Assistant, sistemi i tërheqjes Quattro, marshi DSG me shtatë shpejtësi e me koplung të dyfishtë e të tjera.

Versioni bazë i A3 të ri, sipas “Auto Bild”, në Gjermani do të kushtojë 23,800 euro.

Në herët, po ashtu është njoftuar se kompania Audi nuk është duke planifikuar pasardhësin e modelit A1 dhe A3 në versione me tre dyer, transmeton Koha.net, sepse versionet me pesë dyer janë më të popullarizuara dhe më të kërkuara.

Në anën tjetër, në ofertë mbesin A3 Sportback, A3 Sedan dhe A3 Cabrio (madje edhe për A3 Cabrio disa burime kanë parashikuar ndërprerjen), ndërsa risi do të jetë A3 SportCoupe për vitin 2018 si rival i drejtpërdrejtë i Mercedes CLA dhe i Serie 2 Gran Coupe të ardhshëm të BMW-së.

 

Shpërndaje në: