“Plani Strategjik” fitoi çmimin për “Nxitje Debati”
Siç njofton INPO, çmimi për “Nxitje Debati” ndahet për individë ose grupe të cilët me punën e tyre nxitën debat në shoqërinë tonë.
Ky çmim për vitin 2016 iu nda aktorëve të grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi.
Albulena Nrecaj, drejtore ekzekutive e INPO-së, gjatë ndarjes së çmimit tha që INPO ka kënaqësinë të ndaj sivjet këtë çmim për “Stupcat”, duke iu referuar debatit të cilën e nxitën përmes skeqit të tyre “Plani Strategjik”.
Vedat Bajrami, i cili foli në emër të grupit “Stupcat”, falënderoi INPO-në për shpërblimin e dhënë duke thënë që ndihen të privilegjuar që pranuan këtë çmim nga shoqëria civile në Ferizaj.