Plani “Semafori” – Konfiskohen 34 patentë shoferë në Prishtinë

Plani “Semafori” – Konfiskohen 34 patentë shoferë në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se të hënën ka zbatuar planin “Semafori”, ku janë konfiskuar 34 patentë shoferë.

Autoritetet njoftuan se shoferët që u gjobitën s’i kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve, duke shtuar se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në rrugët e rajonit të Prishtinës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit ‘Semafori’. Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin policor.

Bajrami i reagon Muratit: Të krenohesh me borxh publik të ulët i bjen me u krenu me mospunë e dembeli

Shpërndaje në: