Plani i Kombëtares ruse për t’u larguar nga UEFA, zbulohet se me kë do të bashkohet

Plani i Kombëtares ruse për t’u larguar nga UEFA, zbulohet se me kë do të bashkohet

Kanë dalë raporte që pretendojnë se federata ruse e futbollit mund të ndahet me UEFA-n dhe t’i bashkohet Konfederatës Aziatike, ky vendim vjen vetëm disa javë pasi u vendosën sanksionet ndaj klubeve ruse dhe ekipit kombëtar.

Të gjitha palët u ndaluan të marrin pjesë në garat e UEFA-s pasi Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, përcjellë Periskopi.

“Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në të dyja garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhej në deklaratën e përbashkët të UEFA-s me FIFA-n në shkurt.

Por cili është plani i Rusisë pas kësaj?

Tani, uebfaqja ruse ‘Championat’ kërkoi mendimin e personaliteteve të profilit të lartë nëse Rusia thjesht duhet të largohet nga UEFA dhe të bashkohet me AFC.

“Konfederata Aziatike e Futbollit? Unë as nuk e di nëse kjo mund të ndodhë,” tha ish-anësori i Manchester United, Andrei Kanchelskis.

“Ndërsa e gjithë kjo është në nivelin e bisedave, nuk mendoj se UEFA do t’i japë [Rusisë] një pezullim kaq të rëndë. Edhe pse ne të gjithë mendojmë, ose shpresojmë, se gjithçka do të dalë ndryshe”, tha ai.

Kështu ende nuk dihet se a do të ndodh kjo, por që kjo informat po qarkullon në mediat botërore.

Shpërndaje në: